Për të parën herë, në historinë e trafikut ajror, “London Heathrow” s’është më aeroporti më i madh evropian
“London Heathrow” nuk është aeroporti më i madh evropian për herë të parë, njoftoi kompania. Numri i udhëtarëve që kalojnë përmes aeroportit ndërkombëtar “Charles de Gaulle” në Paris tejkaloi numrin, në Heathrow.
Për këtë menaxhmenti i aeroportit britanik kritikoi ashpër Qeverinë.
Në fund të shtatorit, Parisi priti 19.27 milionë udhëtarë, duke tejkaluar Londrën me 18.97 milionë.
Amsterdami regjistroi 17.6 dhe Frankfurti 16.16 milionë, shkruan Indeksonline.
Ish-aeroporti më i madh në Evropë humbi 1.5 miliardë paundë në fund të shtatorit dhe të ardhurat në tremujorin e tretë të vitit ranë me 72% krahasuar me 2019, në 239 milionë paundë.
Vala e dytë e pandemisë së koronavirusit në Britaninë e Madhe uli më tej parashikimet për numrin e udhëtarëve.
Aeroporti tani pret të akomodojë 22.6 milionë udhëtarë më 2020 dhe 37.1 milionë në 2021, që është shumë më poshtë se 81 milionë udhëtarë që ishin të pranishëm, më 2019./Indeksonline/