Suspendohen 2 zyrtarë, shkak arratisja e 2 të miturve, nga Burgu i Lipjanit

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se për shkak të arratisjes së mbrëmshme të dy të miturve nga Qendra Korrektuese Lipjan, ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi zyrtar nga SHKK-ja.
Suspendimi ka nodhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.
Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka caktuar Komisionin hetimor të brendshëm, i cili do të hetojë rastin në tërësi.