75 Mall Live Search
15:58 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / C E

Orë vendimtare për rinovimin e kontratës, Donnarumma dhe Milan në negociata

Portieri i Milanit, Gianlugi Donnarumma është në vitin e fundit të kontratës dhe duket se do të jetë një punë e vështirë për renovimin e saj.

Orët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e 21 vjeçarit tek rosonerët dhe të vëllait të tij Antonios, raporton Gazzetta dello Sport.

Që të dy kanë marrëveshje të vlefshme deri më 2022 mirëpo nëse nuk arrihet tani një marrëveshje verën e ardhshme që të dy mund të largohen nga San Siro.

Për të zgjidhur të gjithë këtë lëmsh ka arritur në Milano edhe agjenti i njohur, Mino Raiola.

Portieri kërkon një pagë të lartë dhe një klauzolë lirimi të lirë për të vazhduar kontratën.

Milani duket se do t’i ofroj Donnarummas edhe shiritin e kapitenit në një të ardhme të afërt. /IndeksOnline/