16:19 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / V R

Covid-19 prekë edhe familjen Kardashian, njëra nga motrat e famshme rezulton pozitiv

Khloe Kardashian kishte koronavirus në  fillim të këtij viti.

Ky lajm është konfirmuar në këtë klip ekskluziv nga Keeping Up With the Kardashians . Pamjet e reja fillojnë me Kim Kardashian dhe Kris Jenner që shprehin shqetësimin për Khloe, transmeton Indeksonline.

“Ne thjesht jemi duke pritur me padurim rezultatet për Khloe për të parë nëse e ka apo jo,” ndan Kim në një rrëfim.  Dhe kjo më tremb vërtet për të, sepse mund të them se ajo tani po trembet dhe se është vërtet nervoze për këtë”, shprehet Kim.

Në një tjetër video, Khloe konfirmon se ajo ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Sapo zbulova se unë kam Covid-19”, thotë Khloe. “Unë kam qenë në dhomën time. Do të bëhem më mirë, por ishte vërtet keq për disa ditë.”

Duke dhënë detaje për simptomat e saj, Khloe zbulon se vuante nga të vjella, dridhje dhe temperaturë. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, virusi korona gjithashtu solli dhimbje koke të tmerrshme.

“Unë vuaj nga migrena, por kjo ishte dhimbja e kokës më e çmendur”, shprehet ajo. “Unë nuk do të thoja se ishte një migrenë. Kollitja, gjoksi im digjej kur kollitja.”

Me një zë të ngjirur, Khloe thekson se fyti i saj ende nuk është shëruar. “Më lejoni t’ju them, se është e vërtetë. Por, ne të gjithë do ta kalojmë këtë”./Indeksonline/