Hoti dënon sulmin terrorist në Nice të Francës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur i shokuar me sulmin terrorist që ka ndodhur në Nice të Francës.
“E dënoj fuqishëm sulmin e sotëm që ndodhi në Nice dhe sulmet e fundit terroriste që kanë ndodhur në Francë”, është shprehur Hoti.
“Shprehim ngushëllimet e thella dhe të sinqerta për familjet e viktimave dhe qytetarët e Francës”.