Ramush Haradinaj i dhuron medalje ish-ministrit Berisha

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka ndarë medalje për ish-ministrin, Rrustem Berisha.
Kështu bëri të ditur Haradinaj në një postim në Facebook, i cili tha medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, ia dhuroi për kontributin e tij për çështjen kombëtare, transmeton Indeksonline.

Tutje u shpreh se Rrustem Berisha, e nderoi kombin në etapa shumë të rëndësishme.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Shqiptarët e Malit të Zi u sfiduan shumë nga historia. Rrustem Berisha, djalë Arzhanice, e nderoi kombin në etapa shumë të rëndësishme.
Andaj, sot i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij për çështjen kombëtare.
RH

