75 Mall Live Search
11:59 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Inter-i blindon talentin e madh, do ia zgjasë kontratën dhe do ia rrisë pagën

Interi po e blindon talentin e madh, do ia zgjasë kontratën dhe do ia rrisë pagën

Talenti i Interit, Alessandro Bastoni do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit edhe për një kohë të gjatë sipas gjitha gjasave.

Siç raporton “La Gazzeta dello Sport”, Interi e ka ndërmend që ta bëjë me kontratë të re mbrojtësin e talentuar, transmeton Indeksonline.

Bastoni për momentin ka pagën 1.5 milionë euro në vit, por me kontratën e re pritet t’i rritet. Kontrata aktuale i skadon në vitin 2023, por me gjasë, ajo do të zgjatet.

Manchester City ishte interesuar për Bastonin gjatë verës që kaloi, por Interi refuzoi të negociojë./Indeksonline/