Përgatitjet për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicë së Veriut, takohen drejtuesit e KQZ-së dhe Policisë

Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut si dhe të bashkërendimit të aktiviteteve me institucionet tjera të Republikës së Kosovës.
Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka shprehu mirënjohje për angazhimin e Policisë së Kosovës në aspektin e sigurisë në proceset e kaluara zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të zbatimit të ligjit.
Në anën tjetër, u. d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se Policia e Kosovës, në kuadër të përgjegjësive institucionale dhe ligjore është e gatshme për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve me qëllim të realizimit të suksesshëm të procesit zgjedhor.