Maradona: Messi nuk u trajtua siç duhet te Barcelona

Në një intervistë për “Clarin” , Diego Maradona foli për bashkatdhetarin e tij Leo Messin.
Tifozi i madh i Messit, Maradona tha se ylli argjentinas nuk po vlerësohet sa duhet te Barcelona, dhe thotë se e dinte që kjo situatë do të përfundonte keq, shkruan IndeksOnline
“E dija që do të përfundonte keq dhe mendova se Leo po largohej”, tha fillimisht Maradona.
“Barça nuk është një klub i lehtë, ai ka qenë atje për shumë vit dhe nuk u trajtua ashtu si duhet. Ai i dha gjithçka klubit të tij, nuk është e lehtë të largohesh, ekziston një kontratë e madhe në ems tyre”, tha ai.