75 Mall Live Search
18:40 / E Premte, 30 Tetor 2020 / V R

Kurti: Tronditës lajmi për tërmetin në Izmir të Turqisë dhe ishujt grek përreth

Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Turqinë duke shkaktuar viktima, të lënduar e shumë dëme materiale.

Për këtë ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se është tronditës lajmi për tërmetin në Izmir të Turqisë dhe ishujt grek përreth.

Sipas Kurtit, forcës shkatërruese të natyrës i del përballë vetëm solidariteti ndër-njerëzor.

Statusi i plotë:

Tronditës lajmi për tërmetin në Izmir të Turqisë dhe ishujt grek përreth. Forcës shkatërruese të natyrës i del përballë vetëm solidariteti ndërnjerëzor. Familjeve të viktimave, u shpreh ngushëllime të sinqerta. Familjeve të atyre nën rrënoja, uroj t’i nxjerrin të gjallë më të dashurit e tyre. Vendi ynë solidarizohet me Turqinë e Greqinë, dhe të gjithë ata që janë të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.