Hadergjonaj me asist “magjik” në fitoren e Kasimpasa ndaj Trabzonspor

Sot është zhvilluar takimi ndërmjet Trabzonspor dhe Kasimpasa, duel ky në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën turke.
Skuadra e Florent Hadergjonaj e fitoi këtë takim me rezultatin final në 3:4, ku “gisht” në triumfin e ekipit të Kasimpasa kishte edhe mbrojtësi kosovar, shkruan IndeksOnline
Hadergjonaj, asistoi në golin e tretë për klubin e tij, ndërsa rezultati final i takimit u mbyll në 3:4.
@FloHadergjonaj assist ?? pic.twitter.com/bgUVpnl3NP
— Flakron Hadergjonaj (@FlakHadergjonaj) October 30, 2020