75 Mall Live Search
21:46 / E Premte, 30 Tetor 2020 / Blerim

Mësohet se sa do t’i mungojë Neymar, Parisit

Tashmë është bërë se sa do të mungojë sulmuesi i Paris SG, Neymar.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat në Francë, Neymar pritet t’i mungojë Parisit në ndeshjen kundër Mnachester United në Ligën e Kampionëve, shkruan indeksOnline

28 vjeçari është duke u trajtuar në lëndimin e tij që e arriti në fitoren prej 2-0 në Ligën e Kampionëve të mërkurën kundër Instanbul Basaksehir por ai u largua nga ndeshje për shkak të lëndimit.

“Ne jemi të mërzitur”, tha trajneri Tuchel. “Ai ka një lëndim të vogël në muskulin aduktor të ijës së tij. Ai do të kthehet pas ndeshjeve të Kombëtare. Nuk mendoj që ai mund të luajë për Brazilin. Informacionet që unë kam ai do të kthehet vetëm pas ndeshjeve të Kombëtarëve”.