75 Mall Live Search
11:40 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / V R

Gjilan/ Rrah gjyshen e tij, dyshohet se është i sëmur mental

Një dhunë në familje ka ndodhur në Gjilan.

Një i dyshuar mashkull ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij.

Dyshohet se i dyshuari është me të meta mentale.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari ndalet në kliniken e neuropsikiatrisë.  

Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij viktimës femër kosovare. Dyshohet se i dyshuari është me të meta mentale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit i dyshuari ndalet në kliniken e neuropsikiatrisë.”, thuhet në raportin e policisë.