Portieri i Kombëtares së Kosovës U17 transferohet në Gjermani, po kërkohet nga ekipet e Zvicrës, Francës dhe Holandës

Portieri i talentuar kosovar, Rijat Bytyqi do ta vazhdoj karrierën e tij në Gjermani.
17 vjeçari për momentin është pjesë e një ekipi në NeiderrheinLiga apo Bundesliga 2. Bytyqi atje u transferua nga ekipi kosovar, Roni U19.
\Ai fatkeqësisht nuk mund të luaj për momentin pasi në qytetin ku gjendet ai, është në karantinë, transmeton Indeksonline.
Në një prononcim për “Olle”, Bytyqi ka treguar se në janar pritet të largohet nga Gjermani dhe pritet të transferohet në ndonjë skuadër tjetër.
“Për momentin jam bërë pjesë e një ekipi në NiederrheinLiga, apo Bundesliga .2 këtu jam i huazuar nga Roni 19 për një sezon, kam pas të filloj me ndeshje qysh në nëntor, por këtu kanë karantinuar qytetin për një muaj e me këtë rast është ndalur edhe futbolli” – tha Bytyqi për Gazetën Olle, teksa më pas shtoi “Besoj që deri në janar do të arrijë marrëveshje me ndonjë skuadër seniore nga këto vendet për rreth(Zvicra, Franca, Austria, Holanda) pasi me shumë prej tyre jam në kontakt, për momentin nuk mund t’i bëjë publike emrat e skuadrave pasi mund të më prishë punë në tratativa, por me të arritur marrëveshje do t’iu njoftoj”, tha ai.
Bytyqi bëri nam me paraqitjen që e pati kundër Kombëtares së Holandës, ku arriti të bëj 20 pritje brenda ndeshjes./Indeksonline/