75 Mall Live Search
21:08 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Nuk është “Nata e Shtrigave” por nata e Drilonit e Dardanit – Peja i jep “shkollë” Rahovecit

Skuadra e Pejës ka arritur ta fitoj derbin kundër Rahovecit që u luajt në palestrën “Karagaqi”.

“Shqiponjat” mposhtë “vreshtarët” me rezultat të thellë 84-64, transmeton Indeksonline.

Dy lojtarët më të dalluar te Peja ishin Drilon Hajrizi me 28 pikë 9 kërcime, 2 asistime dhe Dardan Berisha me 19 pikë 8 kërcime dhe 6 asistime.

Tek Rahoveci ndeshje të mirë patën Marvin Jones me 27 pikë e Isaiah Traylor me 25 pikë. Me këtë fitore Peja bëhet liderë e Superligës./Indeksonline/