75 Mall Live Search
23:24 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Barcelona ua shtron “zullumin” tifozëve të saj, barazon me Alavesin

Klubi i Barcelonës ka dëshpëruar të gjithë tifozët e saj sonte. Ata barazuan me rezultat 1:1 me skuadrën e Deportivo Alaves.

Në minutën e 31-të, Neto bëri një gabim trashanik duke ja falur topin futbollistit të Deportivo Alaves i cili shënoj me gol hapur, transmeton Indeksonline.

Barcelona barazoj rezultatin në minutën e 63-të me anë të Antoine Griezmann, por kaq nuk pati më shumë gola.

Katalunasit patën raste tejet të mira shënimi por nuk ja arritën t’i konkretizojnë. Pas 6 ndeshjeve të luajtur në La Liga, Barcelona ka vetëm  8 pikë./Indeksonline/