Halloween në Tiranë! Të rinjtë harrojnë koronavirusin, shijojnë festën

Tirana është përfshirë mbrëmë nga një atmosferë krejt tjetër.
Të rinjtë kishin pushtuar rrugët, të maskuar për festën e Halloween.
Të rinjtë nuk e kanë lënë pa shijuar këtë festë pagane, edhe pse nën pushtetin e Covid-19. Ato kanë zgjedhur kryesisht zonën e Bllokut për festime.
Efekti i hënës së plotë, kungujt portokalli, ngjyrat e maskat kanë zbukuruar mbrëmë kryeqytetin.
Për të siguruar respektimin e rregullave anticovid, në rrugë nuk kanë munguar as policët.




