E çuditshme se si gjyqtari nuk e ndëshkoi Messin me të kuq!
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/11/rr.jpg)
Skuadra e Barcelonës mbrëmë barazoi me Alaves në një ndeshje në kuadër të xhiros së tetë në La Liga.
Messi ishte i nervozuar në këtë përballje, ku për një moment ka mundur lehtë të ndëshkohet edhe me të kuq nga gjyqtari, shkruan IndeksOnline
“Jashtëtokësori” bëri një veprim të pahijshëm në minutën e 39’të takimit, pasi goditi gjyqtarin qëllimisht me top, por ky i fundi i dha atij vetëm kartonin e verdhë.
Por në këtë ndeshje me të kuq u ndëshkua futbollisti i Alaves, Jota.