75 Mall Live Search
13:14 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / kutia

Formacionet zyrtare: Drenica – Prishtina

Sot me fillim nga ora 13:30, do të zhvillohet takimi ndërmjet Drenicës dhe Prishtinës, duel ky në kuadër të xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drenica do të mundohet që nga shtëpia t’i fitojë tre pikë të plota, pasi në tabelë të dyja skuadrat kanë nga 11 pikë, shkruan IndeksOnline

Tashmë, të dy trajnerët kanë paraqitur edhe 11-shet e tyre më të mira për këtë sfidë.

Drenica: Ymeri, Zeqaj, Bejta, Lushtaku, Dumani, Miftaraj, Morina, Elshani, Hamiti, Tahiri, Zabërgja. Kryetrajner: Bledar Devolli

Prishtina: Jelic, B. Krasniqi, Muça, Bekteshi, Mici, Boshnjaku, Zyba, E.Krasniqi, Mankenda, Shillova, John. Kryetrajner: Zekirija Ramadani