Në Kosovë shtatë persona kanë vdekur nga COVID 19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bëtë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 337 raste pozitive.
IKSHKP, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë raportuar shtatë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.