75 Mall Live Search
17:03 / E Diele, 01 Nëntor 2020 / C E

Ronaldo rikthehet me dopietë në fitoren e Juventusit, Lazio e Muriqit mposht Torinon e Vojvodës

Juventusi ka mposhtur Spezian me rezultat 1-4 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Serie A.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1-1 me golat e Moratës në minutën e 14-të dhe Pobegas në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë u inkuadrua Cristiano Ronaldo dhe i dha kahje tjetër ndeshjes.

Ai realizoi në minutën e 59-të, vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Në minutën e 67-të shënoi Rabiot para se Ronaldo ta shënonte golin e tij të dytë në minutën e 76-të nga penalltia.


Në ndeshjen tjetër, Lazio e Vedat Muriqit mposhti Torinin e Mergim Vojvodës me rezultat 4-3 në minutat e fundit.

Të dy futbollistët e Kosovës e nisën lojën nga minuta e parë dhe u zëvendësuan në pjesën e dytë.

Golat për Torinon i shënuan Bremer (19′), Belotti (24′) dhe Lukic (87′).

Ndërsa golat për Lazion i shënoi Perreira në minutën e 15-të, Savic në minutën e 49-të, Immobile në minutën e pestë shtesë dhe Caicedo në minutën e tetë shtesë.


Juventus ngjitet në pozitën e dytë me 12 pikë, katër më pak se Milani, Lazio mbetet në vendin e 7-të me 10 pikë, Spezia në vendin e 16-të me 5 pikë derisa Torino në fund me vetëm një pikë. /IndeksOnline/