Drejtori i Sportit në komunën e Prishtinës tregon për projektet që do të përmbyllen deri në fund të këtij viti

Drejtori për Sport në komunën e Prishtinës, Fitim Rexha në një prononcim për Indeksonline ka folur për projektet që pritet të realizohen në kryeqytet deri në fund të këtij viti.
Ai ka thënë se do të ndërtohen 5 fusha sportive dhe 3 kënde të lojërave, që do të kushtojnë 300 mijë euro
“Drejtoria për Sport pritet t’i realizoj 100% projektet e saja për vitin 2020. Projekti rrethe 300 mijë euro ku do te ndërtohen 5 fusha sportive dhe 3 kënde të lodrave për fëmijë.”
“Fushat e Sportit do të ndërtohen në fshatrat : Bardhosh , Llukarë, Grashticë dhe Lagjet “Kodra e Trimave” dhe “Emshirë”. Këndet e Lodrave në lagjeta” Emshirë”, “Dardani” dhe në Hajvali”, u shprehë ai.
Tutje, ai tregoj se do të ndërtohet një shteg për ecje dhe vrapim në lagjen “Arbëria”.
Po ashtu do të ndërtohet shtegu për ecje dhe vrapim ne lagjen “Arbëria” në vlerën rreth 140.00 euro.
“Po ashtu është nënshkruar kontrata për vendosjen e tabelave njoftuese nëpër fushat e sportit dhe këndet e lodrave. Drejtoria për Rini dhe Sport gjithashtu do të jetë organizatore e shumë projekteve sportive nga viti i ardhshëm për çka pritet të nënshkruhet kontrata këto ditë në prokurim”, tha Rexha.
Në fund, Drejtori i Sportit tregoj në lidhje për subvencionet që do ju jepen ekipeve sportive të kryeqytetit.
“Drejtoria për Sport është në fazën përfundimtare të ndarjes së subvencioneve për fazën e dytë ku totali i subvencioneve për vitin 2020 është 680.000 euro te cilat iu ndan klubeve sportive të komunës dhe OJQ-ve rinore”, përfundoj Rexha./Indeksonline/