75 Mall Live Search
23:06 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / OSH

Reagimi i parë nga MPJ, bëhet një lutje për kosovarët që jetojnë në Vjenë

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka bërë reagimin e parë zyrtar nga MPJ e Kosovës. Ai ka dënuar sulmin që ndodhi sot në Vjenë duke thënë se ky është qytet i kulturës dhe jo i krimit. “Qëndrojmë krah shtetit mik austriak në këto momente terrori në Vienë.

Krimi dhe ngjarjet si kjo e mbrëmjes së sotme janë të tmerrshme, dhe nuk justifikohen me demokraci, fe, besim, kombësi dhe asgjë tjetër.

Viena është qytet i kulturës, paqes dhe artit, dhe krimi aty s’ka zë e s’do ketë kurrë vend.

Në këtë natë makabre, lus qytetarë kosovarë me banim në Vienë që të shmangin çdo dalje në qytet deri sa situata të kthehet nën kontroll”, shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/