75 Mall Live Search
23:20 / E Hënë, 02 Nëntor 2020 / Blerim

“Miqtë u bllokuan në restorant”! Dëshmitari rrëfen tmerrin nga terrori: Vjena e rrethuar nga snajperët

Vjena është terrorizuar mbrëmjen e sotme nga një sulm i koordinuar në 6 pika të ndryshme të qytetit, ku deri tani raportohen se të paktën janë 7 viktima dhe shumë të plagosur.

Shumë njerëz janë bllokuar në zona të ndryshme, pasi Ministri i Brendshëm u bëri thirrje që të mos lëviznin. Një qytetar grek rrëfen sulmin terrorist që e pa me sytë e tij.

Ndodhi pranë një kishe. Miqtë e mi janë të mbyllur në katin e parë të një restoranti. Ata nuk lejohen të dalin sepse janë relativisht afër dhe ende nuk i kanë gjetur autorët. 

Jashtë ka snajperë dhe shumë oficerë policie. Në zonën ku ndodhi sulmi ka një rrëmujë të madhe” tha ai.