75 Mall Live Search
11:07 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / V R

Çfarë po përgatit? Rita Ora vjen me një ndryshimi si asnjëherë më parë!

Rita Ora ka filluar punë intenzivisht për projekte e reja muzikore.

Pas një pauze të gjatë, artistja shqiptare pritet që shumë shpejt të sjell për adhuruesit e saj një këngë të re, për të cilën puna ka nisur.

Rita ka lënë të kuptohet se ajo është drejt finalizimit të këngës, pasi në imazhet e reja ka ardhur me një pamje tërësisht ndryshe.

Me një grim interesant dhe shumë më ndryshe se më parë, Rita ka befasuar fansat të cilët e komplimentuan për dukjen.

Ndërkohë, Rita akoma nuk ka dhënë detaje se kur do të mund të lansohet një këngë nga ajo./Indeksonline/