Sulmi ndaj hetuesit policor, IPK del në vendin e ngjarjes

Inspektorati policor i Kosovës (IPK) ka dalë në vendin e ngjarjes në Fushë Kosovë, ku ka ndodhur një përleshje masive me ç’rast një hetues policor ka mbetur i lënduar me shufra metalike.
Zyrtari policor është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa hetimet në lidhje me rastin sapo ka nisur.
Ende nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar.
Rruga, drejtimi për Pejë është bllokuar me shirita policor ndërsa aty qëndrojnë të gjitha njësitet përkatëse të policisë.
IndeksOnline raportoi ekskluzivisht për këtë ngjarje e cila ndodhi te rrethi i madh në Fushë Kosovë./IndeksOnline/