75 Mall Live Search
16:51 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Sulmi në Vjenë: Austria përmes Europolit i kërkon bashkëpunim MPB -së së Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se policia austriake përmes Europolit, kanë kërkuar bashkëpunim dhe informata rreth sulmit terrorist që ndodhi të hënën në Vjenë.

Në një përgjigjie për Klan Kosovën nga kjo Ministri thonë se tashmë është konfirmuar se tre persona të dyshuar, përveç shtetësisë austriake kanë edhe shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë K.F. ( i lindur në Molding, Austri), A.G. ( i lindur në Sent Pollten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vjenë, Austri).

”Nga policia austriake, përmes Europol-it, deri te Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar kërkesë për bashkëpunim dhe informata rreth sulmit terrorist i cili mbrëmë ndodhi në Vjenë.

Sot, (03.11.2020) nga policia austriake, përmes Europol-it, deri te Ministria e Punëve të Brendshme është dorëzuar kërkesë për bashkëpunim dhe informata rreth sulmit terrorist i cili mbrëmë ndodhi në Vjenë.

Nga lista e policisë austriake, e cila është dorëzuar te disa polici të vendeve të ndryshme, ndër të cilat edhe te policia jonë, është konfirmuar se tre persona përveç shtetësisë austriake kanë edhe shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë K.F. ( i lindur në Molding, Austri), A.G. ( i lindur në Sent Pollten, Austri) dhe U.A. (i lindur në Vjenë, Austri).

Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar pranë MPB-së menjëherë u vu në dispozicion të kolegëve nga Austria dhe në mënyrë intensive bashkëpunojmë në të gjitha elementet në lidhje me këtë rast.

Është vendosur edhe komunikim i drejtpërdrejt ndërmjet kryeministrave Zaev dhe Kurz. Kryeministri Kurz shprehu falënderimin e tij deri te kryeministri Zaev për solidaritetin dhe përkrahjen e shprehur. Kryeministrat shprehën gatishmëri të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin në lidhje me sulmin terrorist nëse autoritetet austriake kanë nevojë të tillë”.