Është ora 1 e mëngjesit në Amerikë: Ja si qëndrojnë në garë Trump dhe Biden

Presidenti Trump fitoi Floridan derisa Joe Biden po e mban Minesotan, sipas projeksioneve të CNN.
Bazuar në parashikimet aktuale të CNN, Trump tani ka 171 vota elektorale ndërsa Biden është në epërsi me 215 vota elektorale.

Sipas Euronews, Biden po kryeson në sondazhet por sistemi unik i votimit të vendit do të thotë se zgjedhjet mund të vendosen në disa shtete kryesore të fushës së betejës.
Ndërkohë The Guardian shkruan se Biden ka fituar edhe tri shtete, ndërsa Trump fiton në Idaho.