‘Pushtohet’ lagjja e Jakup Krasniqit nga policë e gazetarë

Forca të shumta të Policisë së EULEX-it në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e të autorizuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, mëngjesin e sotëm ia kanë mësyrë shtëpisë së Jakup Krasniqit, njëri nga figurat kyçe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa interesimi i medieve për të parë nga afër ngjarjen është shumë i madh.
IndeksOnline ka raportuar për ngjarjen që në fillim të nisjes së aksionit, duke informuar hap pas hapi qytetarët në lidhje me këtë bastisje e cila më pas u konfirmua edhe nga Gjykata Speciale.



