75 Mall Live Search
21:54 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Mbyllen pjesët e para në takimet e Ligës së Kampionëve

Tashmë kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë takimeve në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Barcelona është duke e mposhtu Dinamon e Kievit minimalisht në 1:0, falë golit të Messit të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 5’të, shkruan IndeksOnline

Në ndeshjet me radhës, Chelsea po triumfon ndaj Rennes me dy gola epërsi, e Dortmundi pastër ndaj Brugge me rezultat në 0:3 shkon në pushim.

Ndërsa, Juventusi me vetëm një gol e mbyll pjesën e parë ndaj një skuadre modeste si Ferencvaros, Befasia ndodhi në Gjermani, ku Leipzig dhe Paris SG aktualisht janë në barazim në 1:1, e Sevilla është në disavantazh ndaj Krasnodar.