75 Mall Live Search
08:07 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Pamje/ Mbështetësit e Trump-it bllokojnë qendrën e votimit në Arizona: Numëroni votën!

Kaosi goditi qendrën e numërimit të zgjedhjeve në një qark vendimtar të Arizonës të mërkurën në mbrëmje pasi një grup i madh i mbështetësve të Trump u mblodhën për të protestuar dhe një grua madje hyri brenda ndërtesës për të prishur procesin e numërimit, shkruan Daily Mail.

Mbështetësit e presidentit rrethuan ndërtesën duke brohoritur “numëroni votën”.

Ajo erdhi pas fushatës së Trump dhe disa komentatorë të mëdhenj të cilët kritikuan vendimin e Fox News dhe Associated Press për të thirrur shtetin që të numëroj më shumë se 400,000 vota që ende nuk llogariten, transmeton IndeksOnline.

Protestuesit e zemëruar zbritën në qendër në Phoenix, ku shumica e votave të mbetura pritet të llogariten për Maricopa County. Maricopa është qarku më i madh në Arizona, shtëpia e Phoenix dhe 62 përqind e 7.28 milion banorëve të shtetit dhe një kandidat nuk mund ta fitojë shtetin pa të.

Pamjet video nga jashtë qendrës së numërimit treguan turmën e zemëruar ndërsa ata bërtisnin dhe brohorisnin se vota po shtypej dhe se zgjedhjet ishin të padrejta.