Agim Bahtiri: Baci Jakup e Rexha mbeten krenaria e UÇK-së, do të kthehen kokëlartë

Me urdhër të Gjykatës Speciales, dje u nis për në Hagë Jakup Krasniqi, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës drejt Hagës do të niset edhe Rexhep Selimi.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, përmes një postimi të bërë në FB ka thënë se të gjithë besojnë në pafajësinë e tyre, dhe do të kthehen kokëlartë dhe faqebardhë në atdheun e tyre.
Ky është postimi i Bahtirit:
Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejt!
Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ishin ushtarë besnik e të devotshm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ashtu siç dikur e kanë mbrojtur Kosovën përmes luftës së drejt dhe të pastër të UÇK-së, edhe tash do t’i mbrojnë vlerat e larta e të lavdishme të luftës për liri e pavarësi të popullit tonë.
Baci Jakup e Rexha janë veprimtarë të shkëlqyer, të vendosur dhe të palëkundur për të drejtën e të vërtetën, të cilët do të mbeten përgjithmonë pjesë e krenarisë së UÇK-së.
Të gjithë ne jemi me ju, i besojmë pafajsisë suaj dhe besojmë fuqishëm se do të ktheheni kokëlartë e faqebardh në atdheun tuaj, për të cilin kontribuat jashtëzakonisht shumë.