75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / OSH

Thaçit i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Para pak qastesh jam informuar prej njerëzve kompetente se gjykatësi  ka konfirmuar aktakuzën kundër meje”, ka njoftuar ai.

“Për të mbrojtur integritetin e Kosovës, duke respektuar partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit. Ndihem shume krenar për këtë përgjegjësi që e kam bartur. Në këto rrethana të reja ftoj forcat politike që të kenë maturi të mos thellojmë në krizë kushtuese apo institucionale, vendi nuk ka kohë për të humbur,  ta ruajmë qetësinë”, ka thënë ai.