75 Mall Live Search
17:56 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / B O

Biden drejt triumfit, Trump nuk dorëzohet: Kemi prova për manipulime! Do fitojmë! Amerika e para

Presidenti i SHBA-së Donald Trump beson te fitorja e një mandati të dytë në Shtëpinë e Bardhë edhe pse rezultatin e ka kundër dhe shpresat të pakta. “Ne do të fitojmë. Amerika është e para” shkruan ai në një postim në Twitter.

E ndërsa flet për një fitore të madhe ligjore në Pensilvani, Trump shprehet se do i sfidojë ligjërisht në gjykatë shtetet ku Biden pretendon se ka fituar dhe akuzon për manipulime.

“Të gjitha shtetet e fundit të pretenduara nga Biden do të sfidohen ligjërisht nga ne për manipulim. Mashtrimi Zgjedhor Shtetëror. Ka mjaft prova – thjesht shikoni median. Ne do të fitojmë! Amerika e parë” shkruan ai.

Ish zëvendëspresidenti dhe aktualisht kandidati për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden jo vetëm që kryeson bindshëm me vota elektorale, por ka thyer edhe rekordin për numrin më të madh të votave të grumbulluara nga kandidatët presidencialë në historinë e SHBA-së.