75 Mall Live Search
13:21 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / A. A

Werder Bremen krenohet me këtë rekord pozitiv

Skuadra gjermane Werder Bremen edicionin e kaluar e siguroi mbijetesën në Bundesligë përmes playoutit.

Ekipi i Florian Kohfeldt sivjet e ka nisur më mirë, duke grumbulluar 9 pikë nga 6 ndeshje dhe pozicionohet në vendin e 9-të në elitën e futbollit gjerman.

Në rrjetin social Facebook, Werderi ka postuar një fotografi të Milot Rashicës duke u krenuar me një rekord të ri, shkruan Indeksonline.

“Kemi shënuar të paktën 1 gol në 8 ndeshjet e fundit në Bundesligë. Vetëm Bayerni ka rekord më të mirë se ky”.

Megjithatë gjatë kësaj serie Milot Rashica ka pasur shumë pak hapësirë, për shkak të lëndimit. Gjatë këtij edicioni ka luajtur në total 52 minuta.

Ka gjasa që në fundjavë, Rashica të luaj ndeshjen e parë si startues kundër Kolnit.

/Indeksonline/