Kylie ua shkon motrave, e kalon 200 milionëshin

Kylie Jenner është pjesëtarja e parë e familjes Kardashian që tejkalon shifrën e 200 milionë ndjekësve në Instagram. Këtë shifër rekorde 23 vjeçarja e ka arritur mbrëmë.
Kylie ka konkurrencë të madhe në familje ngase motrat e saj janë poashtu shumë të famshme dhe me shumë ndjekës.

Kendall pason Kylien me 141 milionë ndjekës, Khloé Kardashian me 122 milionë; dhe Kourtney Kardashian me 103 milionë.
Cristiano Ronaldo është personi më i ndjekur në botë në Instagram me 242 milionë ndjekës./Indeksonline/