75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / AR

Melania Trump zonjë e rëndë, mahnit me paraqitjen në Shtëpinë e Bardhë

Melania Trump tërhoqi vëmendjen e publikut në një aktivitet të UFC-së të organizuar nga bashkëshorti i saj, Presidenti i SHBA-së Donald Trump, para Shtëpisë së Bardhë.

Për këtë rast, Zonja e Parë zgjodhi një fustan të zi të ngushtë pa rripa dhe me një dekolte të thellë. Ajo e shoqëroi pamjen me taka të zeza me majë, një xhaketë lëkure dhe një gjerdan argjendi me një varëse në formë kryqi, transmeton Indeksonline.

Ndërsa disa përdorues e vlerësuan pamjen e saj, të tjerë komentuan se Melania Trump nuk dukej veçanërisht e interesuar për ngjarjen. Mediat sociale shpejt filluan të merrnin komente të shumta në lidhje me shprehjen e fytyrës së saj.

“Ajo duket e kënaqur, si zakonisht”, shkroi një përdorues me ironi. Një tjetër shtoi se shprehja e saj sugjeronte se ajo “do të preferonte të ishte diku tjetër”, ndërsa një i tretë komentoi se dukej e pakëndshme./Indeksonline/