Deri në fund të muajit nëntor formalizohet Kongresi Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë-Shqipëri

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Sander Lleshaj.
Në këtë takim, Tahiri u shpreh se bashkë me Lleshaj u pajtuam që deri në fund të muajit nëntor të formalizohet Kongresi Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë-Shqipëri, transmeton Indeksonline.

Tutje Tahiri tha se ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që të zgjerohet në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit në një rrafsh më praktik.

Më poshtë statusi i tij i plotë:
Në takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, z. Sander Lleshaj, u pajtuam që deri në fund të muajit nëntor të formalizohet Kongresi Kombëtar i Autoriteteve Lokale Kosovë-Shqipëri. Kjo platformë do të identifikojë fushat e përbashkëta dhe intensifikojë komunikimin në mes Komunave në Republikën e Kosovës dhe Bashkive në Republikën e Shqipërisë. Ky lloj bashkëpunimi, përveç aspektit institucional, ka për synim që të zgjerohet në nivel turistik, social dhe ekonomik, duke krijuar mundësi të bashkëpunimit në një rrafsh më praktik.
Theksova rëndësinë e kësaj iniciative, si dhe u pajtuam që të kthehet dhe të shërbej si model i bashkëpunimit rajonal, e në veçanti si platformë e komunikimit të rregullt dhe formal në mes qyteteve panshqiptare.
