75 Mall Live Search
20:48 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / OSH

Ilir Meta: Krijimi i Gjykatës Speciale, ishte një investimi i Serbisë, i aleatëve të saj

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një vizite në Bylis, deklaroi se krimi i Gjykatës Speciale ishte pasojë e investimit të Serbisë.

Meta e konsideroi Serbinë aleate të Speciales teksa tha se kjo është një përpjekje e dështuar për të vënë në diskutim luftën e drejtë dhe heroike të shqiptarëve të Kosovës apo për të futur në krizë funksionimin e shtetit.

“Krijimi i Gjykatës Speciale, ishte një investimi i Serbisë, i aleatëve të saj. Është edhe një çmim që paguhet për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Absolutisht! Kjo është një përpjekje e dështuar për të vënë në diskutim luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës, apo edhe për të futur në krizë funksionimin e shtetit të Kosovës. Kam besim te përgjegjshmëria dhe bashkëpunimi i të gjithë udhëheqësve të Kosovës për ta përballuar këtë sfidë me shumë vigjilencë” u shpreh Meta.