75 Mall Live Search
22:07 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / V R

Bashkëshortja e Justin Bieber reagon pas lajmit të shtatzënisë

Mes gjithë ankthit të zgjedhjeve në Amerikë, tabloidët publikojnë lajmin e radhës: Hailey Bieber është shtatzënë! Në fakt, diçka e tillë nuk përbën kurrëfarë çudie, por kësaj here thjesht nuk është e vërtetë! 

Nisur nga fama që mori lajmi i shtatzënisë, modelja u detyrua të sqaronte njëherë e mirë e të qetësonte njerëzit.

“Nuk jam shtatzënë! Prandaj ju lutem boll trilluat histori të kota nga burimet tuaja “të afërta” dhe fokusohuni në atë që është e rëndësishme tani. Zgjedhjet!”- shkruan Hailey përmes një postimi në Instastory, që qartazi duket se ka votuar për Joe Biden.

Për t’u kthyer tek shtatzënia, çifti sigurisht që duan të bëhen prindër, por nuk do të donin që kjo të ndodhte në periudhë pandemie. Gjatë një interviste të fundit për Vogue Italia ajo u shpreh se nuk po nxiton të bëhet nënë.

“Eshtë e çuditshme sepse gjithmonë kam dashur të bëhem nënë herët, por tani që jam martuar s’e ndjej shumë urgjente. Jam më ambicioze të arrij projekte të tjera. Sigurisht që do të ndodhë, por jo tani.”

Pra, Justin Bieber nuk do të bëhet baba, të paktën tani për tani.