75 Mall Live Search
18:22 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Joe Biden ndihet i nderuar: Do të jem president i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo

Joe Biden është presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksioneve të CNN-it.

Biden me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë është i gatshëm për të punuar, për një të ardhme më të mirë për amerikanët.

“President i zgjedhur, bashkëshort i Dr.Biden, baba krenar dhe gjysh, gati për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë amerikanët”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter, transmeton IndeksOnline.

 “Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar tutje ai në një status tjetër. /IndeksOnline/