75 Mall Live Search
18:51 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Bill Clinton e uron Joe Biden për fitoren e jashtëzakonshme

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton e ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren në SHBA.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se Amerika ka folur dhe demokracia ka fituar.

“Amerika ka folur dhe demokracia ka fituar. Tani kemi një President të Zgjedhur dhe Zëvendës President të Zgjedhur që do të na shërbejë të gjithëve dhe do të na mbledhë të gjithë së bashku. Urime për Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren tuaj të jashtëzakonshme!”