75 Mall Live Search
19:29 / E Shtunë, 07 Nëntor 2020 / OSH

Arsyet kryesore pse Trump i humbi zgjedhjet, sipas këshilltarëve të tij

Donald Trump ka humbur zgjedhjet në SHBA, teksa Joe Biden do të jetë president i ri.

Këshilltarët e Trumpit duke folur për mediat amerikane kanë folur për arsyet që sipas tyre ai ka humbur në këto zgjedhje, raporton CNN.

Sipas tre këshilltarëve të Trump, arsye parësore e humbjes ishte strategjia e tij në përballjen me situatën pandemike të COVID-19.

Ata thonë se edhe dezinformatat kanë ndikuar dukshëm që Trump të dalë humbës në këto zgjedhje.

Një tjetër këshilltar i Trumpit thotë se ky i fundit ka zgjedhur ta hap ekonominë dhe jo ta mbyllë atë për shkak të COVID-19, dhe se sipas tij kjo i kushtoi në ditën e zgjedhjeve.