Arb Manaj ka ‘gisht’në barazimin e Keciorengucu ndaj Eskisehirspor

Ka përfunduar takimi ndërmjet Eskisehirspor dhe Keciorengucu, duel ky në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën e parë turke.
Pjesë e këtij takimi nga radhët e Keciorengucu, ishte edhe sulmuesi kosovar, Arb Manaj, i cili realizoi golin e barazimit në 2:2, pas vetëm 11’minutave që u inkuadrua në lojë, shkruan IndeksOnline
Manaj, shënoi gol në minutën e 90’të takimit, ku ia fitoi një pikë skuadrës së tij.