Kryeqyteti në karantinë, qytetarët e mbushin Germinë, s’pyesin për rregulla të Qeverisë

Kryeqyteti i Prishtinës që nga mbrëmja e së premtes e deri nëse në ora 05:00 do të jetë në karantinë.
Ndonëse, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë po kërkon që qytetarët të mos grumbullohen, megjithatë, kjo nuk vlejt në Parkun Nacional të Gërmisë.

Indeksonline ishte prezent atje dhe një numër i madh i qytetarëve po e kalonin e ditën atje.
Kolona të mëdha të automjeteve janë krijuar që nga Qendra e Prishtinës deri tek Parku Nacional.
Në javët e fundit është rritur numri i personave me koronavirus në Kosovë, duke detyruar kështu Kosovën që të ashpërsoj masat kundër koronavirusit./Indeksonline/

