75 Mall Live Search
15:47 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

Limaj uron Joe Biden për zgjedhjen ne krye te ShBA-ve

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka uruar Joe Biden për zgjedhjen president në krye te Shteteve të Bashkara të Amerikës.

Ai ka thënë se presidenti i ri ka qenë krah nesh në kohët më të vështira.

“Kosova ështëe bekuar me miqësinëe përjetshme me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Limajt.

Postimi i plotë:

Urime për Presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

SHBA-të do vazhdojnë ta mbështetin dhe të jenë partner strategjik i Kosovës ashtu siç̧ kanë qenë gjithmonë.

Ai ka qenë krah nesh në kohët më të vështira.

Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.