75 Mall Live Search
15:53 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / Blerim

Abedini sot përballë Adnan Januzajt në La Liga

Sot me fillim nga ora 16:15, do të zhvillohet takimi ndërmjet Real Socideadit dhe Granadës, duel ky në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.

Nga minuta e parë për Real Sociedadin do të jetë , Adnan Januzj, ndërsa për Granadën në bankë rezervë është kapiteni i Kosovës U21, Eris Abedini, i cili sot është ftuar nga skuadra A, shkruan IndeksOnline

Me gjasë sot do ta shohim Abedini në debutim me skuadrën A’ të Granadës në La Liga.

Më poshtë skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare të takimit të sotëm.