75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / C E

Do të bëhet nënë për të parën herë, Afërdita Dreshaj ndan një moment të veçantë kur vogëlushi ia dridh barkun

Afërdita Dreshaj tashmë është në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe dëshira për ta marrë në krahë të voglin është shumë e madhe.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë në Instastory momentin emocionues kur djali ia dridh barkun.

“Gjëja më e lezetshme- t’i ndej gjuajtjet e tij” , ka shkruar Afërdita krahas fotos.

Sigurisht, një moment të tillë nuk mund ta humbiste as partneri i saj, Jakub, i cili është afruar dhe e ka mbështetur kokën mbi barkun e Afërditës.

“Edhe ai i dashuron”, shkruan Afërdita krahas këtij postimi.

Pasi treguan se po presin një djalë nëpërmjet një videoje të bukur të postuar në Instagram, dyshja po përgatitet për ardhjen në jetë të vogëlushit çdo ditë e më shumë.