75 Mall Live Search
15:06 / E Hënë, 09 Nëntor 2020 / OSH

13 të vdekur gjatë 24-orëve nga Covidi-19

Sapo është publikuar raporti i 24-orëve të  fundit i personave të prekur e të shëruar nga Covidi-19 gjatë 24-orëve të fundit.

Siç njofton  IKSHPK-ja brenda 24-orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (81, 74 dhe 70 vjeç), Prizren 2 raste (71 dhe 65 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Istog 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (46 vjeç), Prishtinë 1 rast (65 vjeç), Suharekë 1 rast (85 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (70 vjeç).