Pas raportimit të IndeksOnline, mbyllet Fast Food-i në Prishtinë ku dyshohet që u helmuan qytetarët

Një Fast Food në Prishtinë, gjegjësisht “Mezzo Burger-it” i është vënë dryni sot, kjo pas raportimit të IndeksOnline.
Dhjetëra qytetarë kanë qenë në gjendje jo të mirë shëndetësore, e shumë nga ta kanë përfunduar në QKUK, ku janë duke marrë tretman mjekësor, pasi të njëjtit kanë ngrënë ushqim në “Mezzo Burger’s”.
Të gjithë kishin simptoma të njëjta, dhe të gjithë sipas rrëfimeve të tyre, kishin ngrënë ditën e enjte dhe të premte.
Këtë e ka konfirmuar edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, të cilët kanë thënë se Inspektorati Sanitarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, bashkë me njësitet përkatëse policore sot kanë kryer kontroll, në subjektin gastronomik.
“Rastet e dyshuara në helmim të konsumatorëve kanë ndodhur në ditën e enjte dhe të premte datë 05-06 Nëntor, ndërsa informata në autoritet kanë arritur të dielën në mbrëmje. Duke ditur se të dielën të gjitha subjektet kanë qen të mbyllura si shkak i masave anti Covid. Inspektorët Sanitar menjëherë sot në mëngjese kur është hapur subjekti kanë dalë për hulumtim të rastit”, ka thënë nga ky institucion Lamir Thaçi.
I njëjti më tej ka shtuar se në inspektim është kryer kontroll i detajuar i kushteve teknike sanitare dhe higjienike, janë gjurmuar të gjitha furnizimet me produkte qe janë shërbyer në datat e dyshuara kur ka ndodhur rastet.
“I gjithë procesi i gatimit të produkteve qe shërbehen hapësirat e kuzhinës dhe të shërbimit të konsumatorit. Pas kryerjes se kontrollit të plotë, janë marrë mostrat në produktet e gatshme dhe të pa përpunuara si shkaktarë të dyshuar të helmimet. Mostrat e marra janë dërguar për analiza laboratorike menjëherë. Rezultatet laboratorike do të dëkojnë shkaktaret e mundshëm të helmimit. Me pastaj ne bazë të raporteve mjekësore të te helmuarve gjetjeve nga kontrolli i detajuar i inspektorëve dhe rezultatit të analizave laboratorike rasti do të procedohet tutje”.
Lamir Thaçi, Zyrtar për Informim Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thotë se inspektorët sanitarë pas kryerjes se kontrollit të plotë kanë mbyllur lokalin deri në një vendim tjetër.
“Si autoritet kompetent menjëherë jemi mobilizuar kemi marr informatat se pacientet e hospitalizuar (helmuar) janë në gjendje të mirë pas trajtimit adekuat mjekësore.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë gjithmonë është e gatshme qe në secilin rast të dyshuar të veprojë bazuar në mandatit e saj ligjore”.
Kujtojmë që ky s’është rasti i vetëm kur qytetarët bien viktima të ushqimit jo cilësor që shërbehen në subjekte të tilla gastronomike, teksa shpesh IKSHP ka bërë thirrje dhe ka apeluar që të ketë kujdes./Indeksonline


